• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajrami drejt Skocisë, Ranger paguan 4 milionë euro për “Legjionarin”

30/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kartvizitën për vetveten e stampoi në Europian.

Nedim Bajrami u bë një emër mjaft i njohur në kontinentin e vjetër pasi shënoi golin më të shpejtë të kampionatit në Gjermani, për Shqipërinë ndaj Italisë.

Edhe pse ajo ndeshje u humb, Bajrami u vlerësua si një nga më të mirët për “Kuqezinjtë” në Euro 2024 dhe “gjignatët” skocezë të Glasgow Rangers e patën mjaft mirë parasysh këtë gjë, kur hynë në bisedime me skuadrën e Sassuolo, për huazimin e “legjionarit”..

Palët kanë avancuar në negociata, dhe Bajrami jo vetëm që shkon për një sezon në Skoci, por edhe mund të zhvendoset me status të plotë atje, me skuadrën e Rangers, që do të paguajë 4 milionë euro për kartonin e tij.

Besohet se për mesfushorin kuqezi nuk ka qenë një vendim i lehtë, që të largohet nga futbolli italian, e të shkojë në atë skocez, që vërtet është më i vjetri në botë, bashkë me anglezin, por sot nuk ka aspak një nivel për t’u krahasuar me ligat e mëdha.

Gjithsesi, Bajrami është në Serie B këtë edicion me “Zijeshilët” e Sassuolo dhe mesa duket nuk gjeti të interesuar në Serie A, megjithatë te Rangers ai do të ketë mundësi të luajë Europa League, pasi skocezët u eliminuan nga Dinamo Kiev në fazën e parafundit kualifikese të Champions League. /i.m /abcnews.al

Next Post

Mesfushori lë Manchester United pas 22 vitesh, transferohet te Napoli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.