• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajrami optimist para ndeshjes ndaj Anglisë: Jemi gati, afrimi i Brojës na kompleton

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka vazhduar paraditen e sotme me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë, të premten më 21 mars, do të luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tri ditë më vonë në Tiranë do të ballafaqohen me Andorrën.

Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediat. Nedim Bajrami i Rangers-ave është mësuar me futbollin fizik në ishull dhe paralajmëron një lojë të ngjashme nga “Tre luanët”.

Ai kërkon që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës. Anglia? Te Rangers kam gjashtë muaj të mira, këtë kohë nuk kam marrë shumë minuta, por jam i gatshëm. Unë luaj në krah dhe në mesin e fushës, ku të dojë Sylvinho unë jam gati për të dhënë më të mirën.

Humbja 5:0 e katër vjetëve më parë, ju në fushë – Po, duhet ta përgatisim ndryshe këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar me cilësi. Eliminimi i Fenerbahces – Kemi fituar vetbesim te Rangers, me këtë kam ardhur edhe në Kombëtare.

E përballon Shqipëria fizikisht Anglinë? Jemi gati, afrimi i Brojës na kompleton. Anglia luan në atë mënyrë. Unë do jap maksimumin, si gjithë djemtë. Mësim nga Liga e Kombeve? Kompeticionet janë ndryshe, të mësojmë nga gabimet dhe të jemi gati për Anglinë”, tha Nedim Bajrami.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho, sërish nga ora 16:00 do të vazhdojë me një stërvitje tjetër. Derisa, neser futbollistët do të nisen drejt Londrës.

Në gjashtë takimet kundër Anglisë, Shqipëria i ka po aq humbje.

Next Post

Rekord karriere në Europë, Pulisiç: Kjo organikë ka cilësi, besojmë ende te Champions-i

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.