Sunday, 17. May 2026
Sport

Bajrami paralajmëron festën e madhe: Të hënën kaos, vetëm kaq mund të them

GS 18/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Nedim Bajrami paralajmëroi se pas ndeshjes së të hënës ndaj Ishujve Faroe, do të nisë festa e vërtetë për kualifikimin e shumëpritur.

“Kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të hënën në Tiranë dhe pastaj… kaos, vetëm kaos. Kaq mund të them”, thotë Bajrami, teksa Asllani ka gati batutën, duke thënë se numri 10 e ekzagjeron gjithmonë”.

Teilen: