Sunday, 16. August 2026
Sport

Balaj fiton “Topin e artë”, Xhemshiti lojtari më i mirë i Kombëtares

GS 27/01/2025 1 Min. Lesezeit

Bekim Balaj mori tre trofe me vete si “Topi i Artë”, “Këpuca e Artë” dhe sulmuesi më i mirë qendror në formacionin e vitit. Ermir Rashica u përzgjodh talenti i vitit ndërsa Edlir Tetova si trajneri më i mirë për 2024-n.

Pati momente të veçanta, një ndër to kur trajneri Silvinjo këndoi së bashku me vajzën e tij Tati. Gjithashtu u prezantua maskota e Shqipërisë “Alban”. Nuk munguan as videomesazhet nga Ceferin dhe Infantino.

Lojtari më i mirë i vitit për Kombëtaren shqiptare është zgjedhur kapiteni Berat Gjimshiti. Trofeun e merr nëna e tij nga trajneri Silvinjo.

Ylber Ramadani zgjidhet “zemra” e Shqipërisë, çmim ky që ndahet nga stafi teknik i Kombëtares dhe nderon shpirtin luftarak pasionnin për fanellën dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.

Pjesë e formacionit të vitit ishin: Alen Sherri; Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Renato Malota, Arsid Kruja; Arbin Zejnullai, Albano Aleksi, Arinaldo Rrapaj; Baton Zabërgja, Bekim Balaj, Ermir Rashica.

Teilen: