• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Balaj ndez Shkodrën! Vllaznia mposht Dinamon dhe rikthehet në majë

08/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një “Loro Boriçi” të mbushur plot emocione dhe tension, Vllaznia u rikthye te fitorja dhe kreu i renditjes, duke mposhtur Dinamon me rezultatin minimal 1-0, në supersfidën e javës së 11-të të Abisnet Superiore.

Sfida nisi me ritëm të lartë, dhe që në minutën e 13-të, pas një aksioni të shpejtë nga Lirim Kastrati, topi i devijuar u përmbyll në rrjetë nga Bekim Balaj, për të ndezur festën shkodrane. Dinamo reagoi menjëherë me Ferrerën, por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën, ndërsa Berisha në të 34-ën pa golin e tij të anulohej për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, dinamovitët u hodhën në sulm, por VAR-i u bë përsëri protagonist: një gol i Bregut u anulua për pozicion jashtë loje, duke lënë në fuqi avantazhin e vendasve. Kallaku ishte pranë golit të dytë, por u ndal nga portieri Teqja, ndërsa më vonë u detyrua të linte fushën i dëmtuar, duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë në minutat e fundit.

Tensionet nuk munguan: në minutën e 88-të shpërtheu një përplasje mes pankinave, ku drejtori i Vllaznisë Vioresin Sinani dhe ndihmëstrajneri i Dinamos Glen Daja u ndëshkuan me karton të kuq. Policia u detyrua të ndërhynte në tribunë për të shmangur incidentet me tifozët.

Pas vërshëllimës së fundit, trajneri Edi Martini shpërtheu në festë e cila degradoi edhe një një gjest të pahishëm. Por kjo ndoshta ishte mënyra e hakmarrjes për humbjen e fazës së parë. Vllaznia ngjitet sërish në majë me 23 pikë, pesë më shumë se Dinamo, që mbetet në vendin e 4-t me 18 pikë.

Next Post

Garë gjigantësh për Upamecano-n: Real Madrid, PSG dhe Bayern në betejë për mbrojtësin francez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.