• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Balaj në “sulm”: Krizën e Vllaznisë e dëgjojmë prej shumë javësh, hallet t’i mbajmë këtu!

23/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Para ndeshjes me Flamurtarin, e fundit e këtij viti për Vllazninë, në konferencë shtypi kanë dalë ndihmëstrajneri Vioresin Sinani dhe kapiteni Bekim Balaj. Sulmuesi veteran ka pranuar momentin e vështirë dhe më pas ka kritikuar në fjalën e tij ambientin që është krijuar së fundi përreth Vllaznisë, duke u folur shumë për krizën e saj. Balaj u shpreh:

“Jemi të vetëdijshëm që vijmë në këtë ndeshje jo në momentin tonë më të mirë. Realisht, kemi të nevojshme pikët. Si është gjendja, duhet të shohim ndeshjen e radhës që është me Flamurtarin në Shkodër dhe duhet të synojmë tri pikët. Për situatën që jemi, do të na ndihmonte goxha.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Po ta shohësh në bazë të kundërshtarëve, nuk mund t’i ndash. Në ndeshjet e fundit nuk kemi mundur të marrim trepikëshin ndaj kundërshtarëve, me të cilët deri diku në letër favorizoheshim. Duhet të lëmë pas ndeshjet që kanë kaluar dhe të fokusohemi te trepikëshi i radhës.

Penalltia me Tiranën? Duke parë momentin që ishte ndeshja, të vjen keq. Penalltitë i humbasin ata që i gjuajnë. Jam aty për të marrë përgjegjësi dhe ajo ishte goxha përgjegjësi. E humba dhe ndoshta nuk më vjen mirë, pasi do të na jepte një moral tjetër për ndeshjen. Vazhdojmë para, kështu është futbolli. Jemi aty për të marrë përgjegjësitë, nga unë i pari e te të gjithë.

Mundësia gjithmonë është për të kompensuar. Do të bëjmë më të mirën që të mbyllim këtë vit më tri pikë. Nuk është momenti më i mirë, një moment që nuk vjen rastësisht, duke ditur situatën që kemi kaluar. Kemi pasur dëmtime, gjë që ka sjellë performancat jo të duhura, jo ato që kërkojmë të gjithë nga skuadra. Mendoj që nuk është momenti për një analizë të detajuar, duhet të jemi optimistë të gjithë dhe në këto momente duhet të jemi pranë skuadrës.

Shkodra ka shumë tifozë që e duan Vllazninë dhe në këtë moment duhet të tregojnë që janë në mbështetje të skuadrës. Kur skuadra është në vështirësi, t’i gjenden pranë. I gjithë ambienti sportiv i Shkodrës mendoj, duke u nisur edhe nga gazetarët, kam parë një frymë deri diku jo të duhur. Shkodrës dhe Vllaznisë nuk i shkon për shtat, apo nuk e favorizon për momentin që është. Pa përjashtim të gjithë duhet të jenë aty, se Vllaznia ka nevojë që në vështirësi ta mbështesin.

Mendoj që në këtë moment në Shkodër shtohen specialistët dhe analistët e futbollit dhe sigurisht që reflekton një frymë jo pozitive. Hallet dhe problemet tona duhet t’i mbajmë këtu, të jemi afër njëri-tjetrit në këto momente, që zgjidhjen ta gjejmë dhe t’i shërbejë skuadrës për vazhdimësinë. Jo deri diku ta zhysim,  apo të ngutemi e ta çojmë Vllazninë në krizë.

Krizën po e dëgjojmë prej shumë javësh, ndërkohë që Vllaznia me Elbasanin luajti për vendin e parë. Një javë më parë ishim me pikë të barabarta me Dinamon dhe në të gjitha mediat flitet që Dinamo është për kampion dhe Vllaznia është në krizë. Prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë moment dhe suportin ndaj skuadrës ta tregojmë edhe më shumë.

Në media dhe në rrjetet sociale, sepse ka shumë që punën e nisin kur Vllaznia është në krizë dhe në siklet. Por besoj reflektimi do të jetë në shkallët e stadiumit, aty duhet të vijnë tifozët dhe të tregojnë mbështetjen për skuadrën.

Skuadra është imune, por fryma nuk është e duhura besoj. Fryma që është ndërtuar rreth e rreth skuadrës e reflekton edhe në shkallët e stadiumit atë. E reflekton edhe me mungesën e tifozëve në stadium. Vllaznia nuk shpallet dot kampion me 10 javë, 5 javë apo 15 javë. Kampionati është i gjatë, duhen marrë ndeshjet një nga një. Me dy fitore prapë Vllaznia është aty ku duam të gjithë, prapë pretendente. Ngutemi të krijojmë situata, me kriza apo probleme të ndryshme, që në fund nuk i shërbejnë aspak skuadrës dhe interesave të Vllaznisë.

Jemi në kërkim të këtij trepikëshi, që do të na jepte frymë e besim. Besoj që skuadra deri diku po vjen në përmirësim e sipër, po vjen gjendja e lojtarëve që kanë pasur probleme e dëmtime. Nuk jemi këtu për të qarë hallet, por thjesht për të thënë si kapiten i skuadrës dhe si shkodran që ndjen përgjegjësinë që t’i rrimë afër Vllaznisë në momente të vështira, se vetëm kështu ecim para”.

Next Post

Drita, Ballkani dhe Prishtina më të vlefshmet në Superligën e Kosovës 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.