Wednesday, 8. April 2026
Sport

Balliu, rekord i ri

GS 09/04/2024 1 Min. Lesezeit

Rayo Vallecanon është një ndër ekipet e La Ligës ku aktualisht luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.

Skuadra spanjolle ka vendosur një rekord sa i përket klubit të tyre.

Në këtë sezon, Vallecano ka arritur ta mbajë për 11 ndeshje portën e paprekur, një numër i cili nuk është kapur ndonjëherë më parë.

Padyshim për këtë meritë ka edhe Balliu, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.

32-vjeçari këtë vit ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, ndërsa Vallecano renditet në vendin e 16-të, duke grumbulluar 30 pikë deri tani, konkretisht 6 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje në total.

Teilen: