Nëse shahu është një lojë e bukur, më i miri është Kamavinga; nëse shahu është shkencë, më i miri është Toni Kros; nëse shahu është art, më i miri është Bellingam. Dhe bordi i Realit të Madridit e detyron Karlo Ançelotin të “shtrydhë” trurin e tij për të krijuar lojën më të mirë të mundshme me një skuadër që, megjithëse ia lehtëson punën falë shkathtësisë së saj të madhe, duhet të gjejë çelësin përfundimtar.
Një lojë që ju mëson të planifikoni dhe parashikoni lëvizjet e kundërshtarit tuaj, duke rritur njëkohësisht vetëkontrollin dhe gjykimin e mirë. Ekziston një thënie në botën e shahut (“Kur sheh një lëvizje të mirë, përpiqu të gjesh një më të mirë”) që shpjegon në mënyrë të përsosur atë që trajneri italian dëshiron të hartojë me skuadrën e Realit.
Shkathtësia e ofruar nga shumë prej pjesëve të saj i lejon atij të eksperimentojë derisa të gjejë njëmbëdhjetë më të mirët e mundshëm. Dhe si çdo rregull ka përjashtimin e tij, ka edhe futbollistë që nuk e pëlqejnë shumë rolin që u është dhënë në bord: futbollistë që preferojnë të jenë zot dhe jo argatë, pengje që nuk duan të jenë të tillë, të tjerët që nuk janë të lumtur kur sakrifikohen dhe një “mbretëreshë”, që ka lirinë e lëvizjes, e që nuk e ka plotësisht të qartë pozicionin e tij (Kamavinga).
Në bordin e Ançelotit, e sigurt është se figura e “mbretit” është për Xhud Bellingamin dhe si i tillë ishte e nevojshme të mbrohej duke hartuar një skemë në të cilën ai do të ishte sa më komod.
Në “Klasiken” kundër Barcelonës gjithçka funksionoi mirë pas minutës së 68-të kur Bellingam barazoi shifrat e më pas shënoi golin e fitores. Por Ançeloti dhe Reali nuk mund të krenohen për lojën.
Por përballja kundër Barcelonës ka një specifikë tjetër, ndaj çdo gjë pranohet. Ndaj Vajekanos në derbin e Madridit është më ndryshe. Ançeloti do të kërkojë të rreshtojë Realin ideal që do të sfidohet nga fqinjët e vegjël të qytetit dhe nga Ivan Balliu, me mbrojtësin kuqezi që pritet ta nisë nga minuta e parë takimin e së dielës.
PANORAMASPORT.AL