Saturday, 16. May 2026
Sport

Ballkani barazon në miqësoren me Ulpianën

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Ulpianën, ku sipas klubit janë testuar lojtarë të rijnë.

Ballkani barazoi me Ulpianën me rezultat 1:1, shkruan lajmi.net.

  

“Ky ballafaqim shërbeu për stafin tonë teknik që t’i japin momente edhe futbollistëve që nuk kishin shumë minuta në ndeshjet e deritanishme”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.


Suharekasit janë lider në tabelën e Superligës pas gjashtë fitoreve dhe dy barazimeve kurse Ulpiana pas shtatë fitoreve dhe një humbje i prin tabelës në Grupin B të Ligës së Parë.

Skuadra e Ilir Dajës ndeshjen e radhës e ka kundër Lirisë, i vlefshëm për xhiron e 10-të të Superligës. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: