Wednesday, 8. July 2026
Sport

Ballkani barazon pa gola në Ligën e Konferencës ndaj Connah’s Quay

GS 08/07/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e parë e rundit të parë kualifikues në UEFA Conference League ndërmjet Connah’s Quay Nomads dhe FC Ballkanit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Përgjatë 90 minutave të zhvilluara në stadiumin “Llanelian Road”, Ballkani mbajti më shumë posedimin e topit me 69%, por nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje brenda kuadratit të portës.

Në krahun tjetër, skuadra vendase u tregua më konkrete duke krijuar 8 raste totale për shënim, prej të cilave 4 goditje përfunduan në duart e portierit.

Me këtë barazim pa gola, çështja e kualifikimit mbetet tërësisht e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Prishtinë.

Teilen: