Thursday, 27. August 2026
Sport

Ballkani befason me zgjedhjen e trajnerit, Sami Sermaxhaj rikthehet te “Xhebrailat”

GS 27/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka njoftuar rikthimin e Sami Sermaxhajt në krye të skuadrës, vetëm pak kohë pasi klubi e ka konfirmuar largimin e trajnerit Mislav Karoglan.

Sermaxhaj nuk është emër i panjohur për Ballkanin, pasi ai më parë e ka drejtuar skuadrën gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019.

“Njeriu i shtëpisë rikthehet në krye të skuadrës, duke marrë përsëri përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në një moment të rëndësishëm për klubin. Sermaxhaj e njeh shumë mirë Ballkanin dhe rrugëtimin e tij, pasi ka qenë në krye të ekipit edhe gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019″, thuhet në komunikatën e klubit nga Suhareka.”Me përvojën e tij dhe njohjen e madhe që ka për klubin, trajneri Sermaxhaj rikthehet për të udhëhequr skuadrën në sfidat e radhës dhe për të vazhduar punën drejt objektivave të FC Ballkanit”. 

Teilen: