Wednesday, 25. March 2026
Sport

Ballkani dhe Drita e fillojnë mbarë edicionin e ri në Superligë

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka triumfuar në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat 0 me 1 ndaj Lirisë në Prizren, shkruan GazetaBlic Sport.

Nazmi Gripshi shënoi golin e vetëm në stadiumin ‘Përparim Thaqi’, duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij.

Duhet cekur që ishte një atmosferë e jashtëzkonshme në stadium, me tifozët nga Prizreni që e mbushen stadiumin.

Drita ka triumfuar poashtu ndaj Llapit, duke siguruar tre pikët e para. Krasniqi dhe Prapashtica shënuan golat e fitores për ‘Intelektualët’, me shifrat përfundimtare që ishin 2 me 0.

/GazetaBlic Sport/


Teilen: