Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ballkani dhe Drita luajnë sot ndeshjet kthyese të kualifikimeve në Conference League

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sot luhen ndeshjet e kthimit të klubeve kosovare në garat evropiane.

FC Drita luan sot ndaj ekipit Breidablik në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë – ku do të kërkojë të ruajë rezultatin, që të kalojë në raundin e tretë të Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi gjilanas fitoi takimin e parë në Islandë me rezultatin 1-2, me golat e Arb Manaj dhe Veton Tushës.

Ndërkohë, sot luan edhe FC Ballkani, kampioni aktual i Kosovës.

FC Ballkani luan në udhëtim në Maltë ndaj Hamrun, ekip me të cilin luajti baraz pa gola në duelin e parë në ‘Zahir Pajaziti’ para 7 ditësh.

/GazetaBlic Sport/

 

Teilen: