Sunday, 12. April 2026
Sport

Ballkani – Dinamo Zagreb: Kjo skuadër favorizohet nga kompania e basteve sportive

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani vazhdon sonte me ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

  

Kampioni i Kosovës do të ndeshet me Dinamo Zagrebin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45, shkruan lajmi.net.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365” ka publikuar kuotat për këtë duel.

“Bet365” e ka favorizuar dukshëm gjigantin kroat të futbollit, Dinamo Zagreb ndaj portokallezinjve të Ilir Dajës.

Fitorja e Ballkanit llogaritet me kuotën 5.00, barazimi 4.00, ndërsa triumfi i Dinamo Zagreb llogaritet me kuotën 1.67.

Dinamo ka tri pikë në vendin e parë në Grupin C, kurse Ballkani është pa pikë pas humbjes nga Viktoria Plzen në ndeshjen e parë.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Astana e Viktoria Plzen./Lajmi.net/

  

  


Teilen: