Thursday, 9. April 2026
Sport

Ballkani – Dinamo Zagreb, nis shitja e biletave për Ligën e Konferencës

GS 25/09/2023 2 Min. Lesezeit

Ballkani më 5 tetor do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës ndaj Dinamo Zagrebit në sfidën që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Lajmi.net.

Kjo është ndeshja e dytë e Ballkanit në fazën e grupeve.

  

Ballkani ndeshjen e parë e humbi nga Viktori Plen në Çeki me rezultat 1:0.

Klubi nga Theranda njoftoi sot se biletat mund t’i blini vetëm përmes platformës online. Çmimet e biletave janë nga 3 deri në 50 euro.

Njoftimi i plotë i klubit të Ballkanit:

“VINI RE!!!

Super ndeshja evropiane po afron!

Biletat për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje.

Ato mund t’i siguroni VETËM përmes platformës online, në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Mos harroni, nuk do të ketë shitje në forma fizike, por vetëm online.

Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto:

Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për  VIP bileten është  50 euro (ku përfshihet edhe katering).

Përballja e dy kampionëve, nga Kosova e Kroacia, zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 18:45.

Mos harroni, një person mund të blejë deri në katër bileta. Pasi ta siguroni atë, patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë.

Eja dhe mbështete rrugëtimin evropian të Ballkanit, mbështete kampionin e Republikës

Na priftë e mbara”. /Lajmi.net

  

  


Teilen: