Ballkani ka dominuar Dukagjinin në Klinë, duke e mposhtur thellë 5:0, në një nga dy ndeshjet e para të javës së 28-të të Superligës në futboll.
Kampioni i Kosovës, ishte i pandalshëm para portës së vendësve, duke shënuar katër herë, edhe pse rezultati mund të ishte i edhe më i thellë, në favor të ekipit nga Suhareka.
Sunday Adetunji i mysafirëve zhbllokoj sfidën në Klinë, duke shënuar në minutën e katërt, por vendësit, pas gjysmë ore lojë, përfitojnë një penallti, dhe mundësinë për t’u kthyer në lojë.
Megjithatë, kapiteni i Dukagjinit, Altin meraku dështoj nga pika e bardhë, e në të njëjtin aksion, mysafirët në një kundërsulm të shpejt, realizuan golin për 0:2, sërish përmes Adetunjit.
Pjesa e parë, mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë, Ballkani shënoj edhe tre gola të tjerë, me Bleart Tolajn, në minutat 49 e 64 dhe Bernard Karica, në minutën e 91-të, për ta vulosur rezultatin, pasi fituesi dihej shumë herët.
Ballkani në pozitën e dytë tani ka 50 pikë, dhjetë më pak se Drita që luan të dielën. Dukagjini rrezikon shumë me këtë humbje, pasi është i shtati me 35 pikë.
Në duelin tjetër të ditës, të luajtur në Drenas, Ferizaj si mysafir me mund të madh e mposhti Feronikelin, me rezultat minimal 0:1.
Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Abdeen Abdul, në fillim të pjesës së dytë.
Ferizaj me 38 pikë, i bashkohet Gjilanit në pozitën e katërt, derisa Nilkli mbetet i fundit dhe pranë kategorisë së dytë.