• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani dominon por nuk fiton ndaj Hamrunit të Maltës

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë kundër Hamrun Spartans, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të martën mbrëma, Ballkani luajti pa gola në Podujevë kundër kampionit të Maltës, rezultat ky aspak i favorshëm për ndeshjen e kthimit që e luan javën tjetër në udhëtim.

Përkundër dominimit dhe presionit të Ballkanit për të shënuar gol, ekipi mysafir arriti të mbrohet dhe mos të dorëzohet para ndeshjes së kthimit.

Ballkani gjatë tërë ndeshjes e kërkoi golin e fitores, por nuk ia doli mbanë. Në fakt, Ballkani lëshoi rast të mirë në pjesën e parë për të shënuar gol.

Mesfushori Lindon Emërllahu në minutën e 19-të, dështoi nga penalltia pasi gjuajti plogësht dhe jashtë portës.

Për Ballkanin dhe Hamrunin, kjo është ndeshja e parë në Ligën e Konferencës pasi javën e shkuar të dyja ekipet u eliminuan në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra që do të avancoj në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të mësohet javën tjetër pas duelit të kthimit që luhet në Maltë.

Next Post

Ndryshoi Realin në 5 vite, Mbape i vë kapakun kryeveprës së Florentino Perezit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.