Saturday, 21. March 2026
Sport

Ballkani, Drita dhe Dukagjini luajnë sot në kualifikimet e Ligës së Konferencës

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ekipet e Kosovës sot vazhdojnë garën në Evropë.

Kampioni në fuqi, Ballkani e luan në udhëtim te Larne ndeshjen e kthimit në këtë kompeticion.

Suharkasit në Prishtinë mposhtën skuadrën e Irlandës, 3:0.

Andaj sot pritet ta siguroj kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Kjo përballje nis nga ora 20:30

Ndeshja tjetër interesante është ajo në mes Dritës dhe Viktoria Plzen.

Në Çeki gjilanasit morën një barazim të rëndësishëm, pa gola 0:0.

Sot ata presin në ‘Fadil Vokrri’ Plzen nga ora 20:00, një test i vështirë për Dritën.

Dukagjini në anën tjetër luan ndaj Rijeka, në ndeshjen e parë u mposhtën 1:0.

Ky takim nis nga ora 20:15./Lajmi.net/

  


Teilen: