• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani e do golashënuesin e Laçit, Guindo

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Saliu Guindo mund të jetë largimi i madh nga Laçi, krahas titullarëve të tjerë si Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll Babatunde, Mentor Mazrekaj dhe Vasil Shkurtaj, që tashmë nuk janë më pjesë e ekipit.

Mësohet se sulmuesit nga Mali i ka skaduar marrëveshja me kurbinasit, pasi ka ardhur në formë huazimi në janar nga klubi arab, Diba Al-Fujairah.

Së fundmi, krahas Dinamos që i ka bërë një ofertë, burime pranë lojtarit tregojnë se edhe kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani, janë në bisedime të avancuara me sulmuesin.

Trajneri Ilir Daja synon ta ketë Guindonë në Suharekë, pasi sulmuesi kryesor, Albion Rrahmani, do të shitet në një klub europian këtë verë.

Në kampionatin e fundit nga janari deri në maj, 26-vjeçari luajti 18 ndeshje me kurbinasit dhe arriti të shënonte 11 gola, ndërsa u bë protagonist edhe me një asist.

Në sezonin 2021-2022 lojtari nga Mali ishte “Këpuca e Artë” e Superiores, duke justifikuar në mënyrën më të mirë veten si pjesë e Laçit.

Oferta që i ka bërë Ballkani së fundmi mësohet se ka shifra më të larta nga ajo e Dinamos dhe Laçit, por së pari Guindo duhet të zgjidhë kontratën me klubin arab.

Next Post

Dani Alvesh mbetet në burg nga frika e arratisjes, gjykata i ndalon të jetojë me fëmijët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.