Tuesday, 24. March 2026
Sport

Ballkani e Drita nisi mbarë sezonin e ri të Superligës, shënojnë fitore përballë Lirisë e Llapit

GS 13/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani dhe Drita, skuadrat kampione dhe nënkampione, e kanë nisur edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll me fitore.

Ballkani ka triumfuar si mysafir në ndeshjen kundër Lirisë, me një gol të shënuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 65-të, me gjuajtje të saktë nga brendësia e zonës.

  

Në anën tjetër, skuadra e Dritës ka nisur edicionin me një fitore përballë Llapit, me rezultat 2:0. Blerim Krasniqi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 60-të pas një harkimi të Besnik Krasniqit. Ndërsa, Albin Prapashtica, që hyri si zëvendësues e konfirmoi fitoren e gjilanasve, me gol të minutës së 75-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.

  

  


Teilen: