Monday, 27. April 2026
Sport

Ballkani e mposht përsëri Malishevën dhe rikthehet në vendin e parë, Feronikeli ’74 triumfon ndaj Lirisë

GS 10/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gripshi dhe Danfa realizuan golat e fitores për skuadrën nga Theranda, e cila rikthehet përsëri në vendin e parë.

Në takimin tjetër, Feronikeli ’74 ka triumfuar në ndeshjen ndaj Lirisë në Prizren. Robert Rrahmani dhe Cervadiku shënuan për fitoren e skuadrës nga Drenasi.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: