Kampioni i Kosovës, Ballkani i ka reaguar ashpër faktit që nuk e di ende se ku do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për në Ligën e Kampionëve kundër Ludogorets.
Shkaku i gjendjes së rënduar të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani ende nuk e di se a do ta zhvillojë ndeshjen kundër Ludogorets në kryeqytet, apo në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Llapi, raporton KosovaPress.
Si pasojë e kësaj, Ballkani ende nuk mund të fillojë shitjen e biletave për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet më datën 11 të këtij muaji (11 korrik).
Tani, Ballkani i ka reaguar ashpër këtij fakti, duke thënë se në vend se skuadra të koncentrohet e të jetë e fokusuar në futboll, ajo po përballet me ngarkesë psikologjike se çfarë po ndodh me fatin e takimit ndaj Ludogorets.
E këtë reagim. Ballkani e nisi me “Every wonder lasts three days” (Çdo çudi zgjatë 3 ditë) – proverb hungareze.
“’Every wonder lasts three days’
(Çdo çudi zgjatë 3 ditë)
Kjo proverb hungareze e përhapur në gjithë botën, duket se vetëm në Kosovë nuk përshtatet, ngaqë këtu çudirat e shkelin njëra-tjetrën vazhdimisht, e zgjasin pafund.
Një shtet me aspirata sportive për ta zënë Evropën, vazhdon ta çuditë krejt kontinentin, duke mos qenë gati as me kushtet minimale.
4 ditë kanë mbetur deri te data e zhvillimit të ndeshjes më të madhe shtetërore për klube, në nivelin më të lartë të mundshëm, siç është Liga e Kampionëve, e ne ende e kemi të turbullt se ku do të luhet ai duel kualifikues.
Në vend se krejt koncentrimi e vëmendja e futbollistëve dhe stafit të skuadrës tonë, të jetë e fokusuar në futboll, ne përballemi me ngarkesë psikologjike se çfarë po ndodh me fatin e takimit, të datës 11 Korrik”, shkruante në komunikatën e Ballkanit.
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Ballkanit.