Tuesday, 26. May 2026
Sport

Ballkani – Feronikeli ’74, hapin xhiron në Superligë

GS 20/02/2025 1 Min. Lesezeit

 

Xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll nis të premten dhe përfundon të dielën, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, e cila të enjten ka publikuar orarin e ndeshjeve.

Përgjatë tri ditëve do të zhvillohen pesë ndeshje, një të premten, dy të shtunën dhe dy të dielën dhe të gjitha startojnë nga ora 13:00.

Ndeshja që do ta hap xhiron është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit ’74, e cila luhet të premten në Suharekë.

Ballkani vlerësohet favorit në këtë përballje duke pasur parasysh gjendjen në tabelë, ku ekipi nga Suhareka zë vendin e dytë kurse Feronikeli ’74 është i fundit.

Ballkani ka 36 pikë kurse Feronikeli ’74 vetëm 10 sosh, dhe të dyja skuadrat në këtë përballje futen pas humbjeve që i pësuan xhiron e shkuar.

Të shtunën, do të luhen ndeshjet Drita – Suhareka dhe Llapi – Malisheva.

Ndërkohë, xhiroja do të mbyllet me duelet e së dielës, ku Dukagjini e pret Gjilanin dhe Ferizaj luan në shtëpi ndaj Prishtinës.

Teilen: