Tuesday, 17. March 2026
Sport

Ballkani fiton derbin e fundjavës-Malisheva mund ferizaj në udhëtim-Llapi pëson humbje ndaj Dukagjinit

GS 30/11/2025 2 Min. Lesezeit

Janë zhvilluar tre ndeshje të së dielës në Albi Mall Superligë,ku u shënuan plotë 8 gola.

Derbi i fundjavës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit i takoi nënkampionit,ku arritën të fitojnë në udhëtim me rezultat 3:2.


Banner

Bleart Tolaj, Giovanni Riberio dhe Ëalid Hamidi shënuan për suharekasit,teksa për Dritën dy golat i shënoj Kristal Abazaj.

Ballkani pas xhiros së 15-të tani është lider në tabelë me 26 pikë,teksa ka 23 pikë në pozitën e 4-të me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Malisheva fitoi në udhëtim kundër Ferizajt me rezultat 2:0,duke arritur një fitore tejet të rëndësishme.

Etnik Brruti shënoi për 0-1 në minutën e 54-të,kurse Elom Nya-Vedji në minutën e 79-të vulosi fitoren e Malishevës në 2:0.

Malisheva pozicionohet në pozitën e pestë me 22 pikë,kurse Ferizaj është e nënta me 15 pikë.

Në anën tjetër Llapi pësoi humbje në shëtpi nga Dukagjini me rezultat 1:0,ku autor i golit për skuadrën nga Klina ishte Dardan Morina në minutat shtesë.

Dukagjini gjendet në pozitën e 4-të me 26 pikë,kurse Llapi mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të.

Teilen: