Sunday, 17. May 2026
Sport

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

GS 17/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Prishtinës së Re, ekip që dy herë ishte në epërsi.

Të dielën në Suharekë, Ballkani fitoi me rezultatin e ngushtë 3:2 dhe me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 58 pikë të tubuara.

Prishtina e Re, e mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0 dhe të dy golat për këtë ekip që pas një sezoni në Superligë, do të kthehet në Ligën e Parë, i realizoi Nedim Mekiq.

Ndërkohë, golat për Ballkanin i shënuan Giovanni Ribeiro, Anel Shabanaxhoviq e Almir Kryeziu.

Teilen: