• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani fiton minimalisht në Andorrë

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Santa Colomas në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në duelin e luajtur të martën mbrëma në Andorrë, Ballkani triumfoi 2:1 me rikthim të rezultatit dhe është në përparësi për ndeshjen e kthimit që e luan në Kosovë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Në fakt, Ballkani arriti fitore të vështirë pasi Santa Coloma e para kaloi në epërsi. Në minutën e 22-të, rezultati i ndeshjes u zhbllokua kur El Ghzaou Darir shënoi dhe topi u devijua për të përfunduar prapa shpinës së portierit Enea Koliqi.

Megjithatë, pa përfunduar pjesa e parë, saktësisht në minutën e 42-të, Ballkani barazoi shifrat. Mesfushori Lindon Emërllahu shënoi nga penalltia për ta dërguar Ballkanin në pushim me rezultatin 1:1.

Fitoren Ballkanit ia siguroi sulmuesi Bernard Karrica në minutën 90-të me një gjuajtje të fortë nga zona.

Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Santa Colomas do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në rast se Ballkani e kalon këtë raund, atëherë do të jetë hera e parë për ekipin nga Suhareka që avancon në raundin e dytë të Championsit.

Me kualifikim në raundin e dytë të Championsit, Ballkani e ka siguruar pjesëmarrjen në play-offin e Ligës së Konferencës.

Next Post

LIVE Spanjë-Francë 2-1, presion i francezëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.