• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani fiton pastër ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit

05/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani i jashtëzakonshëm, fiton pastër ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

Pjesa e parë i takoi vendasve që patën më shumë administrimin e ndeshjes.

E goli erdhi në minutat e fundit të pjesëlojës së parë, kur Zyba asistoi bukur për Almir Kryeziun, e ky i fundit e finalizoi në mënyrë të përkyer aksionin në minutën e 44-të.

Pjesa e dytë nisi e mbaroi me insistimin e kroatëve për të arritur golin e barazimit.

Ata patën disa raste të mira shënimi, por porta e Enea Koliçit nuk u tund.

Ishte minuta e 83-të, kur Ëalid Hamidi depërtoi në zonë dhe e dyfishoi epërsinë e Ballkanit, duke e vulosur fitoren.

Kësisoj, Ballkani tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi një pozitë më poshtë.

E grupit C i prin Viktoria Plzen me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.

Next Post

Marseille dhe Brighton ndahen në paqe, Atalanta nuk fal, triumfon Betis dhe West Ham

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.