Wednesday, 18. March 2026
Sport

Ballkani forcon mesfushën me një boshnjak

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Anel Shabanaxhoviq është përforcimi më i ri te Ballkani i Suharekës.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të martën mbrëma ka prezantuar mesfushorin defensiv, i cili vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.

“Boshnjaku 26-vjeçar vjen me përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Zeljeznicar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot” ka shkruar Ballkani në njoftim.

Shabanaxhoviq është produkt i akademisë së Zheljezniqarit, ndërsa ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Me këtë transferim, Ballkani shton konkurrencën në mesfushë dhe fiton një lojtar me përvojë në nivele të ndryshme evropiane, që pritet të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit”, mbyll njoftimin Ballkani.

Teilen: