• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

S’ka histori të re, Ballkani “dërrmohet” në Bullgari.

Ballkani nuk ka arritur të shkruajë histori të re të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kampionit të Kosovës nuk i mjaftoi epërsia prej dy golave e javës së kaluar për të arritur raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ludogorets ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4:0 në shtëpi, 4:2 me rezultat të përgjithshëm për t’u kualifikuar në raundin e dytë të garës më prestigjioze evropiane.

Tekpetey në hapje të pjesës së parë dhe në mbyllje të saj shënoi dy herë për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Pjesa e dytë nisi e gjitha nga zero, por bullgarët vazhduan me paraqitje më të mirë.

Një gabim fatal i qendërmbrojtësit Bajram Jashanica bëri që Tissera të përfitonte dhe të shënonte për 3:0.

Tjetër gabim në mesfushë bëri që Ballkani të ndëshkohej sërish, teksa Caio Vidal ia dha goditjen përfundimtare suharekasve.

Kësisoj, Ballkani tani do të vazhdojë garimin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, aty ku do të synojë të arrijë grupet, ashtu siç bëri edicionin e ardhshëm. /

Next Post

Ludogorets i fortë për Ballkanin, kosovarët eliminohen nga Liga e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.