Sunday, 16. August 2026
Sport

Ballkani humb nga Vorskla në Antalia

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje të thellë në miqësoren e fundit të luajtur në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore.

Ekipi nga Suhareka është mposhtur me rezultatin 7:2 nga Vorskla Poltava e Ukrainës, të dielën.

Ballkani ka thënë se të gjitha këto “ballafaqime testuese, u është dhënë minuta të gjithë futbollistëve të cilët janë pjesë e përgatitjeve në Turqi”.

Për Ballkanin, kjo është miqësorja e katërt në Antalia, ku ka regjistruar tri humbje dhe një fitore.

Ka fituar ndaj FC Tobol 1:0, përpara se të pësoj humbje nga Bonyodkor Tashkent (2:1) dhe FC Pollisya (3:0).

Teilen: