• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani i jep fund aventurës evropiane

16/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga garat evropiane këtë sezon në raundet kualifikuese.

Rrugëtimi i Ballkanit në Evropë, u ndal të enjten mbrëma në Irlandë të Veriut nga skuadra e Larnes.

Larne e eliminoi Ballkanin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës pas penalltive.

Pas fitores 1:0 javën e shkuar në Prishtinë, Larne fitoi me penallti në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4:1.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:0 për Ballkanin, ndërsa fituesi nuk u përcaktua as në dy vazhdimet nga 15-të minuta. Kështu që, gjithçka u vendos me penallti pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 1:1.

Golin në kohën e rregullt për Ballkanin e shënoi Walid Hamidi (45’) nga penalltia.

Megjithatë, Hamidi dështoi nga pika e bardhë në serinë e penalltive ku edhe u vendos ekipi që avancoi tutje.

Krahas Hamidit, penalltinë për Ballkanin e humbi edhe Engjëll Ajazaj kurse te Larne ishin të gjithë të saktë nga pika e bardhë.

Pas dy paraqitjeve në fazën e grupeve në dy sezonet paraprake, këtë sezon Ballkani u ndal në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Rrugëtimin evropian e nisi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve por u eliminua për të vazhduar në Ligën e Konferencës, ku nuk arriti ta prek fazën play-off.

Ekipi i Dritës është i vetmi nga Kosova që është ende në garë dhe në play-offin e Ligës së Konferencës do të përballet me Legian e Varshavës. Para Ballkanit, janë eliminuar edhe Llapi e Malisheva.

Next Post

Penalltitë fatale për skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, eliminohet nga garat evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.