Ballkani i ka prishur serinë pozitive Drenicës prej pesë ndeshjeve pa humbje, duke e mposhtur në “Bajram Aliu” të Skenderajt, me rezultat 2:1.
Në kuadër të javës së 31-të të Superligës, Ballkani mbetet në garë për vendin e parë dhe në ndjekje të Dritës, pas kësaj fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Drenicës.
Realizues i golit të parë në ndeshje ishte mesfushori Toni Domgjoni, në minutën e 36-të, ndërsa për 2:0 shënoi Festim Alidema, në minutën e 54-t shënoi nga afërsia pas asistimit të Almir Kryeziut.
Igball Jashari realizoi për Drenicën në minutën e 79-të me gjuajtje të saktë nga zona,p or mundësinë për barazim të rezultati e ka humbur Ronaldo, i cili nuk realizoi nga 11-metërshi.
Ballkani është i dyti në tabelë me 55 pikë, pesë më pak se Dita lidere, derisa Drenica, mbetet e shtata me 38 pikë.
Në duelin tjetër, Dukagjini i e ka mposhtur në shtëpi Ferizajn 2:1 duke ia vështirësuar edhe më shumë punët rreth mbijetesës.
Skuadra nga Klina e cila u përfshi në garën për mbetje në ligë, shënoi fitore me golat e Hekuran Berishës në minutën e 41-të dhe Dienit Isufit në të 51-tën për fitoren që e mban në vendin e gjashtë por me 41 pikë tani.
Për Ferizajn golin e vetëm e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.
Ferizaj është i parafundit me 33 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.