Skaudra kosovare, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.
Ekipi i Ilir Dajës shënoi fitore 3 me 0 ndaj Larne, që vjen nga Irlanda e Veriut, shkruan Lajmi.net
Dy gola u shënuan gjatë pjesës së parë. Ishin, Albion Rrahmani dhe Almir Kryeziu që shënuan në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ishte Nazmi Gripshi që realizoi për fitoren 3 me 0 të skuadrës nga Suhareka.
Ndeshja kthyese zhvillohet në Irlandë javën tjetër dhe ekipi i Ballkanit shkon si mysafir me tre gola në epërsi./Lajmi.net/