Sunday, 15. March 2026
Sport

Ballkani-Ludogorets/FFK me njoftim të rëndësishëm për stadiumin “Fadil Vokrri”

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë një postim të rëndësishëm në lidhje me stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet ndeshja e sotme mes Ballkanit dhe Ludogorets.

Me fillim nga ora 20:45 kampioni i Kosovës, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ludogorets, e vlefshme kjo për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

FFK tani ka bërë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshjen mes Ballkanit dhe Ludogorets.

“Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, Ballkani vs Ludogorets, që zhvillohet sonte në orën 20:45”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

Teilen: