• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani mbanë kreun, Llapi fiton dhe Drita barazon

28/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Ballkanit ka mbajtur pozitën e parë në Superligën e Kosovës dhe ka ruajtur distancën e pikëve ndaj Llapit e Dritës edhe pas xhiros së 31-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e Llapi kanë fituar kurse Drita ka barazuar të dielën për ta bërë edhe më interesante garën për titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të edicionit. Ballkani triumfoi 2:0 ndaj Gjilanit, rezultat me të cilin Llapi e mposhti Prishtinën, ndërsa Drita barazoi 1:1 me Dukagjinin.

Me këtë fitore, Ballkani mbetet lider me 63 pikë të mbledhura, i ndjekur nga Llapi me 61 pikë kurse dhe Drita ka 59 pikë të tubuara.

Golat e fitores për Ballkanin i shënuan Nazmi Gripshi në minutën e 49-të dhe Lumbardh Dellova në minutën e 80-të. Fitoren skuadrës së Llapit në derbi ndaj Prishtinës ia siguroi sulmuesi Muhamet Hyseni, i cili realizoi të dy golat, në minutën e 15-të dhe 86-të. Ndërkohë, Drita lëshoi fitoren nga duart në kohën shtesë.

Fillimisht, Drita avancoi me autogolin e shënuar nga Vitor Hugo në minutën e 31-të, përpara se Granit Elezaj në minutën e 100-t ta barazoj rezultatin. Me këtë barazim, Dukagjini mbetet i gjashti në tabelë me 39 pikë, pesë më shumë se Gjilani që është në pozitën e shtatë, ndërsa Prishtina është e pesta me 43 pikë të mbledhura.

Next Post

Haxhimusa het-trik, Ferizaj mund 2 Korrikun dhe bën një drejt rikthimit në elitën e futbollit  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.