Tuesday, 12. May 2026
Sport

Ballkani me tre sulmues ndaj Hamrunit

GS 23/07/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Hamrun Spartans në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kjo ndeshje nis në orën 18:00 dhe luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Si Ballkani ashtu edhe Hamrun, janë skuadra që u eliminuan në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për të vazhduar aventurën evropiane në Ligën e Konferencës. Ballkani ndaj Hamrunit do të paraqitet me sistemin 4-3-3, ku në portë është Enea Koliqi.

Në mbrojtje janë vendosur Gentrit Halili, Astrit Thaqi, Bajram Jashanica e Arbër Potoku.

Mesfusha përbëhet nga braziliani Queven, Lindon Emërllahu dhe Marsel Ismajgeci.

Në sulm, trajneri Daja ka vendosur Walid Hamidin, Bernard Karricën e Almir Kryeziut.

Teilen: