Ballkani ka shënuar fitore historike në “Fadil Vokrri”, duke mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat bindës 2:0.
Skuadra nga Suhareka priti Dinamo Zagrebin në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Në 45 minutat e parë ndeshja ishte mjaft e barabartë, por kanë munguar rastet.
Kampioni i Kosovës ka rrezikuar disa herë me goditje nga largësia, megjithatë nuk ka arritur ta kaloj Ivan Nevistic.
Në pesë minutat e fundit Dinamo e morri iniciativën, por pa arritur ta shfrytëzojnë atë.
Ishte Ballkani që me një kundërsulm dënoi mysafirët.
Almir Kryeziu shënoi pas një depërtimi të mirë.
Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të VAR gola ishte e rregullt.
Ballkani nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke e gjetur golin e sigurisë
Skuadra e Ilir Dajës dyfishoi epërsinë, me golin e Walid Hamidi.
Pas një humbje e një fitore tani Ballkani ngritët në pozitën e dytë, mbrapa vetë Viktoria Plezen, derisa Dinamo është në vendin e tretë. /Lajmi.net/