Ballkani ka mësuar kundërshtarin e ‘Play Off-it’ të Ligës së Konferencës pas shortit të tërhequr sot në selinë e UEFA-s.
Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues ndaj skuadrës së Lincon Red Imps, atëherë Ballkani në ‘Play Off’ do të përballet me humbësin e ndeshjes tjetër, Sheriff Tiraspol dhe BATE Borisov.
Sheriffi është kampion i Moldavisë, ndërsa BATE ka përfunduar në pozitën e tretë në Bjellorusi.
Ndeshjet e para në këtë fazë do të luhen më 24 gusht, ndërsa ato të kthimit pas një jave./Lajmi.net/