Sunday, 22. March 2026
Sport

Ballkani mëson kundërshtarin e “play-offit” në Ligën e Koferencës

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin e “play-offit” të Ligës së Konferencës pas shortit të tërhequr të hënën në selinë e UEFA-s.

Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues të kësaj gare, atëherë Ballkani në “play-off” do të përballet me humbësin e ndeshjes tjetër, Sheriff Tiraspol dhe BATE Borisov.

Sheriffi është kampion i Moldavisë, ndërsa BATE ka përfunduar në pozitën e tretë në Bjellorusi. Ballkani në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, do të përballet me ekipin nga Gjibraltari, Lincon Red Imps, ku ndeshjen e parë e luan të enjten në Prishtinë.

Ndeshjet e para të “play-offit”, do të luhen më 24 gusht, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Teilen: