Monday, 16. February 2026
Sport

Ballkani mposhtet nga Malisheva

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligë, pasi ka triumfuar në udhëtim ndaj Ballkanit.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të, që u luajt të hënën në Suharekë, Malisheva triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, me Malishevën që e përmbysi rezultatin pasi Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 14-të me anë të Bleart Tolaj.

Malisheva u kundërpërgjigj me Assane Diatta, i cili fillimisht barazoi shifrat në minutën e 28-të, përpara se në minutën e 37-të ta siguroj fitoren për ekipin e drejtuar nga Elon Berisha.

Për Ballkanin, kjo është humbja e parë nën drejtimin e trajnerit Mislav Karoglan, por që mbetet në krye të Superligës me 36 pikë, sa i ka edhe Prishtina që renditet e dyta.

Në anën tjetër, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë të grumbulluara.

Teilen: