• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani mposhtet nga Malisheva, Drita thellon distancën

02/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, ka bërë hap prapa në garën për titull.

Ballkani i drejtuar nga trajneri Orges Shehu u mposht të dielën në udhëtim nga Malisheva me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit kosovar. Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Arlind Veliu në minutën e 23-të. Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 37-të. Geralb Smajli realizoi për 1:1. Për 2:1 shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 70-të. Golin përfundimtar e realizoi Altin Aliu në minutën e 91-të.

Ballkani nga minuta e 87-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Bernard Karrica u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra nga Suhareka mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, dy më pak i ka Malisheva në pozitën e tretë.

Ndërkohë, skuadra e Dritës nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita të dielën pasdite e mposhti në shtëpi Ferizajn me rezultatin 2:0. Me fitore skuadra gjilanase ka bërë tjetër hap pozitiv në garën për titull.

Albert Dabiqaj ishte realizatori i golit të parë në minutën e 57-të. Goli përfundimtar u shënua nga Veton Tusha në minutën e 70-të.  Për Dritën ishte ndeshja e shtatë rresht pa humbje në të gjitha garat.

Drita mbetet e para në tabelë me 50 pikë.




Next Post

Valon Berisha tregon se është gati për Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.