Monday, 18. May 2026
Sport

Ballkani mundet në Prishtinë nga Astana

GS 26/10/2023 2 Min. Lesezeit

FC Ballkani pësoi humbjen e dytë në Grupin C të Ligës së Konferencës teksa të besuarit e trajnerit Ilir Daja u mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 1-2 nga Astana.

Kampionët e Kosovës nuk mundën të përballonin sulmet e kazakëve.

Ishte Jovancic që ndëshkoi portierin Koliçin me një goditje brenda zonës.

Gjithsesi, skuadra nga Suhareka reagoi menjëherë dhe në aksionin pasardhës barazoi shifrat me anë të kapitenit Edvin Kuç.

Në vijim, Astana u shfaq më kërkuese dhe në fakt miqtë e gjetën sërish golin e avantazhit në minutën e 23-të. Këtë herë ishte Kuat që goditi saktë me kokë pas një goditje këndi me portierin Koliçi që nuk mundi të bënte shumë në këtë moment.

Kjo ishte humbja e parë për Ballkanin në të gjitha kompeticionet nga 21 shtatori, në atë periudhë humbisnin përballë Plzen.

Pas kësaj disfate, Ballkani mbetet në vendin e tretë me tre pikë në Grupin C, ndërsa Astana merr trepikëshin e parë, por mbetet e fundit. Ndërkaq, grupi kryesohet nga Plzen me gjashtë pikë dhe Dinamo Zagreb me tre pikë. /Lajmi.net/

Teilen: