Monday, 18. May 2026
Sport

Ballkani në kërkim të fitores së dytë në Ligën e Konferencës

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani sot do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me FC Astanan me fillim nga ora 18:45.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me skuadrën nga Suhareka që cilësohet si favoritë në letër.

Kampioni I Kosovës vjen nga fitorja e madhe dhe historike ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0.

Viktoria Plzen është aktualisht lider i Grupit C me gjashtë pikë, Ballkani dhe Dinamo Zagrebi me nga tri dhe Astana ende pa pikë.

Natyrisht se kjo është një mundësi e mirë për kampionin e Kosovës që të arkëtojë pikët e plota, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve. /Lajmi.net/

Teilen: