• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani nis mbrojtjen e titullit ndaj Dukagjinit

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ndeshjen e parë të sezonit 2024/25 do ta luaj në shtëpi.

Mbrojtjen e titullit Ballkani e nis kundër Dukagjinit nga Klina. Kështu është përcaktuar të martën pas tërheqjes së shortit për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Tërheqja e shortit është bërë të martën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe në praninë e përfaqësuesve të klubeve elitare.

Edhe nënkampioni, Llapi në xhiron e parë luan në shtëpi ku përballet me skuadrën e Gjilanit. Skuadra e Dritës e pret në shtëpi Malishevën që javën e shkuar u eliminua nga kualifikimet e Ligës së Evropës.

Prishtina do të ketë punë me ekipin debutues të Superligës, Suharekën në ndeshjen që do të luhet në kryeqytet.

Ndërkohë, skuadra tjetër e rikthyer në elitë, Ferizaj do të jetë vendas ndaj Feronikelit ’74. Sezoni i ri në Superligën e Kosovës në futboll, nis më datën 10 gusht.

Në xhiron e parë, do të takohen: Ballkani – Dukagjini, Llapi – Gjilani, Drita – Malisheva, Prishtina – Suhareka dhe Ferizaj – Feronikeli ’74.

Next Post

Manchester City i befason të gjithë me zëvendësuesin e Edersonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.