• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani përballet me ekipin më të suksesshëm irlandez

01/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi me i suksesshëm i Republikës së Irlandës, Shamrock Rovers do të jetë kundërshari i radhës për Ballkanin në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Këto dy skuadra do të përballen në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, pasi me sukses e kaluan raundin e dytë.

Ballkani e eliminoi FC Floriana të Maltës me rezultatin e përgjithshëm 5:3 derisa Shamrocku ishte më i mirë se St. Joseph’s i Gjibraltarit me shifrat 4:0.

Ndeshjen e parë, Ballkani e luan më 7 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kurse e kthimit do të luhet një javë më vonë në Irlandë.

Nëse Ballkani e kalon edhe këtë pengesë, atëherë do të kualifikohet në “play-off” të Ligës së Konferencës, në tentim për të siguruar fazën e grupeve të kësaj gare për herë të tretë në histori të klubit.

Megjithatë, Shamrocku nuk do të jetë kundërshtar i lehtë për Ballkanin duke pasur parasysh se është ekipi më i suksesshëm në Republikën e Irlandës.

Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të paraqiten edhe Egnatia e Dinamo City, skuadra që do të përballen me Olimpijën e Sllovenisë, përkatësisht Hajdukun e Splitit.

Next Post

Miqësoret kundër Italisë U-19, trajneri Ahmataj fton 22 lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.