Sunday, 12. April 2026
Sport

Ballkani publikon video interesante para ndeshjes me Dinamon, përmendet miqësia mes dy popujve

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani do të përballet me Dinamo Zagrebin të enjten në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni kosovar e ka publikuar sot një video motivuese para duelit.

  

Përkundër rivalitetit në fushën e blertë, therandasit e përmendin miqësinë mes dy popujve.

Në video, e cila tregon se ku nisi gjithçka në rrugëtimin e suksesshëm të suharekasve, ndërsa më pas flasin edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, futbollisti Edvin Kuç.

Klubi nga Suhareka pret që nesër të mbushet me shikues stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45.

Ballkani ndeshjen e parë e ka humbur nga Viktoria Plzen me shifrat 1:0 kurse Dinamo e mposhti 5:1 Astanën. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: