Ballkani do të përballet me Dinamo Zagrebin të enjten në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni kosovar e ka publikuar sot një video motivuese para duelit.
Përkundër rivalitetit në fushën e blertë, therandasit e përmendin miqësinë mes dy popujve.
Në video, e cila tregon se ku nisi gjithçka në rrugëtimin e suksesshëm të suharekasve, ndërsa më pas flasin edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, futbollisti Edvin Kuç.
Klubi nga Suhareka pret që nesër të mbushet me shikues stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45.
Ballkani ndeshjen e parë e ka humbur nga Viktoria Plzen me shifrat 1:0 kurse Dinamo e mposhti 5:1 Astanën. /Lajmi.net/