• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani reagon: A do luajmë të gjithë futboll të drejtë në Superligë?

17/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi dhe lider i kampionatit, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani kryeson me 52 pikë, i ndjekur nga Llapi me 51, Drita 50 e Malisheva 47 pikë. 

“A do luajmë të gjithë futboll të drejtë në Superligë?

Po e bëjmë këtë pyetje sepse veprimet arbitrare pro një skuadre, në dëm të tjerave, tashmë dukej se janë kthyer në të zakonshme, e kjo nuk mund të lejohet!

Ne nuk jemi ankuar dhe nuk ankohemi asnjëherë kur na dëmton rezultati, pasi kundërshtarët na ndalin me futboll.

Por assesi NUK MUND TË HESHTIM kur na dëmtojnë faktorë të tjerë, jo rivalët në fushë. 

Një penallti e pa qenë e akorduar në Podujevë në favor të Llapit kundër Gjilanit, sikurse një penallti e pastër dje në Suharekë E PA AKORDUAR për ne, po ashtu ndaj Llapit, kanë bërë që këto të kenë ndikim direkt në pikët e grumbulluara në tabelë, duke na dëmtuar ne, në të dyja rastet.

Kush jep përgjegjësi për këto gabime të cilat po përcaktojnë ecurinë e kampionatit ?!

Na ka mposhtur Fushë Kosova nga fundi i tabelës dhe thjeshtë ia kemi zgjatur dorën kundërshtarëve për angazhim. 

Por nuk mund të lejojmë dhe s’mund të durojmë që të humbim pikë duke u dëmtuar djersa jonë. 

Sot renditja tabelare në Superligë nuk është nga futbolli i drejtë, këtë po e shikojnë të gjithë, kjo duhet të ndalet, urgjentisht!”, reagon Ballkani.

Next Post

LIVE VERONA-MILAN/ Teo Hernandez bën gjithçka vetë, skuadra e Piolit mbyll në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.