Monday, 18. May 2026
Sport

Ballkani rritje rekord në ranglistën e UEFA-s

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Paraqitjet e Ballkanit në arenën ndërkombëtare nuk kanë shkuar pa u vërejtur edhe nga UEFA.

Skuadra nga Kosova ka pasur një ngritje rekord në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, shkruan lajmi.net.

Ballkani tani është në vendin e 172, derisa vitin e kaluar skuadra u rendit vetëm në vendin e 334.

Nga ana tjetër Drita ka pësuar ulje duke rënë për tri pozita nga vendi 199 në 202.

Gjilani zë pozitën e 340-të, të cilët kanë regjistruan ngritje nga sezoni i kaluar, kur renditeshin në pozitën e 371-të.

Rënie të madhe ka shënuar Prishtina, që tani në këtë ranglistë renditet në pozitën e 345-të.

Kësaj rangliste për herë të parë i është shtuar Dukagjini, që mori pjesë sezonin e kaluar për herë të parë në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Klinasit mbajnë pozitën e 370-të.

Llapi është një pozitë më poshtë, gjithashtu një pozitë më poshtë edhe krahasuar me sezonin e kaluar. /Lajmi.net/

Teilen: