Wednesday, 25. March 2026
Sport

Ballkani triumfon edhe në Gjibraltar, kualifikohet në play – off

GS 17/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, me lojëra dhe rezultate të mira, po i bën krenar kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Therandasit shkëlqejnë edhe në Gjibraltar duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Lincoln Red Imps, në takimin e kthimit të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League në futboll. 

Kampioni i Kosovës kualifikohet në finale të play – off-it, ku do të kërkojë kalimin për herë të dytë në fazën e grupeve.

Në minutën e 7-të, Nazmi Gripshi i pafat, godet bukur por topi ndalet në tërthorëse. 

Në minutën e 48-të, Meriton Korenica në stilin e tij ka realizuar për 0:1.

Në minutën e 64-të, depërtim i bukur i Edvin Kuç, i cili shton epërsinë në 0:2.

Pas dy minutave (66’),  vendasit ngushton rezutatin me golin e futbollistit Juampe.

Në minutën e 90+8, Qëndrim Zyba shënon për 1:3.

Ndeshjen e parë Ballkani e ka fituar në Prishtinë, me rezultat 2:0.

Teilen: